Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Tiranë ku humbi jetën një 14-vjeçar, Martin Cani.

Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 e ka quajtur ngjarjen makabre ndërsa ka zbuluar se viktima pasi është dëmtuar gjatë sulmit, është dërguar nga familjarë të tij në një spital privat, në mënyrë që edhe të shmangej përplasja me familjarë të viktimës apo të të plagosurit.

Shokues është edhe fakti që pas kryerjes së krimit, autori ka pozuar me grushtin lart dhe thikën, armën e krimit, në një makinë që drejtohej nga familjarë të tij.

“Autori së bashku me tre shokët e tij, pas përfundimit të mësimit, sulmuan viktimën dhe u larguan drejt Pazarit të Ri, ku dyshohet se familjarë e dërguan në një spital privat sepse edhe vetë u dëmtua gjatë sulmit. Autori postoi në rrjetet sociale foto nga arma e krimit, foto të bëra në makinën që drejtohej nga familjarë të tij, duke ngritur edhe grushtin në formë krenarie.

Viktima ka thirrur edhe ai 2 shokë të tij me të cilët luanin futboll, gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është zbuluar që të përfshirë kanë qenë 7 adoleshentë. Histori horror, makabër. Motivi ende nuk dihet zyrtarisht, shokët japin variante të ndryshme”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb