Zëdhënësi i policisë Genti Mullai, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se ngjarja e vrasjes së një 14-vjeçari pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” është e rëndë dhe ka ngushëlluar familjarët e tij.
Mullai theksoi se ditën e hënë, të dy nxënësit kanë debatuar me njëri-tjetrin në tualetet e shkollës dhe janë marrë nga mësuesja kujdestare. Kjo e fundit i ka dërguar tek oficerja e policisë dhe se në praninë e kësaj të fundit të dy janë përqafuar dhe kanë qeshur.
Oficerja ka menduar se gjithçka është mbyllur aty, duke qenë se edhe viktima e autori ishin nxënës të mirë në mësime. Sipas Mullait, policia nuk ka pasur dijeni se çfarë ka ndodhur gjatë ditës së premte.
Genti Mullai: I shpreh ngushëllime familjes. Është ngjarje që nuk nxjerrë larë askënd. Me informacionet që kemi në shkollën Fan Noli është një oficere policie. Oficerja e policisë ka thënë se ka kryer të gjithë procedurat. Dy adoleshentët kanë debatuar ashpër në tualet. Mësuesja kujdestare ka marrë adoleshentët dhe i ka dërguar te oficerja e policisë. Agresori dhe viktimsa nuk kanë qenë problematikë.
Të dy kanë përqafuar njëri-tjetrit, duke qeshur. Këto kanë ndodhur ditën e hënë. Për çfarë ka ndodhur të premten, policia nuk ka pasur informacion. Janë pyetur disa herë dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin. Oficerja e ka referuar ngjarjen në shkollë. Oficerja e policisë ka menduar se konflikti ishte mbyllur, duke qenë se ishin nxënës të mirë në mësime.
(d.xh-Balkanweb)