TIRANE- Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Besnik Brahajn, përgjegjës i kompanisë në landfillin e Sharrës, ku u gjet i pajetë 17-vjeçari Ardit Gjoklaj.

Mendohet se vrasja e Ardit Gjoklajt ka ndodhur në intervalin nga ora 03:30¬05:40 e mëngjesit së 7 gushtit, kur ai ka qenë duke punuar ose i përgjumur në pirgun e mbeturinave ku seleksiononte kanaçet dhe është goditur nga fadroma me kovë.

Përgjegjësi i punimeve që menaxhonte punëtorët aty ka mohuar që i riu të ishte i punësuar aty, mirëpo një kolege e Ardit Gjoklajt dhe roja i landfillit kanë thënë se 17-vjeçari ka qenë punëtor aty dhe ka punuar natën kur ndodhi krimi. Po kështu, drejtuesi i fadromës me kovë, që mendohet se ka goditur të riun duke i marrë jetën, ka mohuar që natën e 7 gushtit të kenë lëvizur në zonën ku po punonte Gjoklaj. Por pamjet e kamerave të landfillit dhe dëshmitarët kanë pohuar pwr prokurorinw se fadroma ka lëvizur në zonën ku Ardit Gjoklaj ishte ngarkuar të punonte.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb