Publikohen pamjet e arrestimit dhe shoqërimit në mjediset e policisë të Altin Kukës, 49-vjeçarit, që dyshohet si autor i vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Kuka është arrestuar pak momente pas vrasjes së dyfishtë, ndërsa viktima mbetën Lavdosh dhe Gramos Kurtaj, xhaxha e nip.
Dyshimet e para janë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes fëmijësh që çoi më pas në përplasjen mes të rriturve.