Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtuar historia e 24-vjeçares Eleonora Toçi, e cila u vra nga bashkëshorti në Itali disa muaj më parë.
Në një lidhje telefonike ka reaguar edhe babai i të ndjerës i cili ka deklaruar se nuk është në dijeni se ku ndodhen fëmijët dhe se familja e Lulzimit nuk i kishin kërkuar ndjesë se për çfarë kishte ndodhur.
Ai gjithashtu pranoi se nuk do e falte gjakun e vajzës së tij.
“Unë nuk jam lajmëruar nga askush për temën e fëmijëve. Nuk kam pasur komunikim me asnjë palë. Xhelali nuk ka kërkuar ndjesë, dhe unë gjakun e vajzës time nuk e fal.” tha ai
(Balkanweb)