Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke lidhur me vrasjen e 27-vjeçares polake në Greqi.

Sipas autoriteteve, 32-vjeçari nga Bangladeshi që është dhe autori i dyshuar është proceduar penalisht edhe për rrëmbim, përdhunim dhe për vrasje me dashje.

32-vjeçari është paraqitur sot në Prokurori ku edhe është njohur me veprën penale. Tashmë hetimet po ngushtohet rreth të riut, pasi deri më tani të gjitha faktet të çojnë tek 32-vjeçari që mendohet se ishte ai që vrau vajzën në një fushë jashtë banesës së tij, duke hequr në këtë mënyrë mundësitë se ka pasur një bashkëpunëtor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: