Policia ka vijuar kërkimet gjatë natës lidhur me autorët e ekzekutimit të 3-fishtë që ndodhi pothuajse në mesnatë në Memaliaj. Operacioni i kërkimit mësohet se është shtrirë në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat, ndërsa në terren krahas efektivëve të drejtorive të policisë të secilit qark, janë angazhuar edhe reparte të RENEA.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me të.

Pas ngjarjes policia gjeti duke u djegur në fshatin Bejaj të Gjirokastrës një automjet tip BMË. Automjeti dyshohet se është përdorur nga autorët. Sakaq, viktimat janë identifikuar si Shyqyri Kalemi, 74 vjeç, Marsel Çela 47 vjeç, dhe Gledio Muka 36 vjeç. i plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit). Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. i plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea ( Tiku Kalemit).

Sipas burimeve nga policia dyshohet se shënjester e këtij atentati kanë qenë anetarët e fisit Kalemi. Shyqyri Kalemi dhe Artur Kalemi janë të afërt të Adriatik Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb