Vrasja e 3-fishtë e ndodhur në mesnatë në Memaliaj ka sjellë reagimin e deputetit të PD-së, Tritan Shehu, sipas të cilit zanafilla e krimit është te kanabizimi.

Shehu theksoi se kjo dëshmon lulëzimin e krimit dhe mosfunksionimit e shkatërrimit të rendit e ligjit.

“Memaliaj, nën terrorin e krimit!

Përsëri vrasje e plagosje të rënda sot në Memaliaj.

Plumbat e kriminelëve i marrin jetën edhe qytetarëve rastësore, veçse ndodheshin në ambjentet publike.

Keqardhje e ngushëllimet më të sinqerta!

Dëshmi kjo e “lulëzimit” të krimit, mos funksionimit e shkatërrimit të rendit e ligjit.

Që e ka zanafillën prej kanabizimit të atyre hapësirave, me pasojë dominimin e terrorit kriminal.

Kanabizim i nxitur, organizuar e përdorur nga kjo Rilindje, që ka krijuar një zinxhir veprash kriminale, në rritje e konsolidim këto, së bashku me forcimin e kriminalitetit.

Vepër kjo e këtij rregjimi, që veçse ka varfëruar e skllavëruar fshatarët e ndershëm, terrorizuar ata banorë plot vlera, jo vetëm të Memaliajt, por dhe të Tepelenës e më tej në Qark”, shkruan Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb