SARANDË– Katër persona kanë përfunduar në pranga, pasi dyshohen se janë autorë të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Sarandë ku mbeti i vrarë Edmond Theodhori (Mehmeti). Pas hetimeve intensive dhe dëshmive të marra nga dëshmitarët okularë që panë skenën e dhunshme të ekzekutimit të 30-vjeccarit, blutë e Sarandës dje kanë ndërmarrë një operacion për kapjen e autorëve të krimit. Burime zyrtare nga policia lokale mbrëmë bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se operacioni për arrestimin e personave që vranë në pritë Theodhorin u zhvillua në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Laç dhe në Dibër.

Po të njëjtat burime pohuan se është gjetur dhe arma, me të cilën u qëllua për vdekje brenda në automjetin e tij, Edmond Theodhori. Sipas bluve, arma e krimit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale pranë një diskoje në Sarandë. Ndërkohë, blutë nuk bëjnë me dije emrat e personave të dyshuar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00 të së premtes në rrugën “Turizëm-Kanali i Çukës”. 30-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e tij kr është sulmuar nga pesë persona që I kishin zënë pritë.

Këta të fundit e kanë ndaluar me forcë dhe kanë thyer me shkop bejsbolli mjetin, dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me plumb në zemër viktimën. Policia pohoi se Theodhori ishte konfliktuar një ditë para vrasjes me një Kosovar për shkak të një femre.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: