Tre persona janë shoqëruar në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se të shoqëruarit janë babai dhe dy djemtë e tij, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Ramazan Mataj u vra tre ditë më parë në orët e mbrëmjes në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet nga banorët e zonës.