GREQI- Ministrja e Kulturës së Greqisë, Mirsini Zorba ka reaguar për vrasjen e 35-vjeçarit, ndërsa ka theksuar se nuk është ulur asnjë flamur në Bularat të Gjirokastrës, por të gjithë sipas saj janë valvitur lart.

Ajo tregon detaje gjatë qëndrimit në Gjirokastër, por shton se lajmin për vrasjen e shtetasit grek e ka marrë vesh pasi është larguar nga Bularati.

Ndërkohë, mediat greke i qëndrojnë idesë se e gjithë përplasja ka ndodhur për shkak të flamurit dhe më pas situata ka precipituar deri në vrasjen e Kostandinos Kaçifas, 35-vjeçari, i cili hapi zjarr ndaj makinës së Policisë së Shtetit.

“Sot, në varrezën e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. Përkujtimore në vendin ku humbën jetën. Emocione mes maleve ku luftuan me patriotizëm kundër fashizmit.Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadore e Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë. Vendosëm kurorat, u dëgjuan fjalimet, himni shqiptar e grek, poezi nga fëmijët. U larguam në orën 15.00 qetë qetë, pa asnjë problem.Gjatë rrugës u informuam se një homogjenë kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhëti!

Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valvitën lart. Pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuam se homogjeni u rrethua nga policia, i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe e vranë. As që mund të imagjinonim në atmosferën tepër emocionuese të paradites këtë incident tragjik..”, thuhte në reagimin e saj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb