Lidhur me ngjarjen tragjike në fshatin Metoq në Sarandë, ku gruaja vrau burrin me sëpatë, një nga banorët e fshatit ka treguar se si e ka njohur çiftin.
Ai u shpreh se gruaja ka pasur probleme me shëndetin mendor, ndërsa bashkëshorti i saj i ndjerë punonte i vetëm për të mbajtur familjen.
“Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një, më duket, e kanë në shtëpi, 3 të tjera janë të martuara. I shkreti punonte ku i dilte puna, çdo ditë. Gruaja ka qenë me probleme. Ai nuk pinte alkool. Ishte punëtor i shkretë, pa alkool, pa asgjë, jetonte me qira. Gjynah, mavri. Ajo ka pasur të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ai ka qenë në gjumë, mavria. I thosha: ‘Ik, se ajo kishte të meta, po kishte edhe sëmundjen e tokës.’ Gjynah, ka qenë një burrë shumë i mirë, i dashur me njerëzit”, tregoi ai.