SHKODËR
Policia e Shkodrës ka dhënë detajet paraprake për ngjarjen e rëndë, ku një 55-vjeçar i idetifikuar si Lazër Arra u qëllua për vdekje në Shosh të Shkodrës.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe më pas kapjen e autorit/ve.
Informacion paraprak:
Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.