TIRANE

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit, Haxhi Baxhinovski. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’   se në pranga ka rënë Myftar Pasha, 56-vjeç, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Sipas gazetares Bezati ,Pasha është shok me autorin e vrasjes së  Islam Myrtaj.

NGJARJA

62-vjeçari Bacinovski e kishte rutinë të përditshme ecjen nga liqeni pasditeve me të birin. Autori e ka pritur tek liqeni derisa ai ka mbërritur dhe më pas e ka ekzekutuar dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Ai është qëlluar me tre plumba, ndërsa në ato momente trupi është batuar dhe ka rënë në shkurret poshtë pistës së vrapit. Viktima ka qënë i veshur me tuta sportive, në ngjyrë të zezë.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si shkak i një borxhi që vrasësi i kishte viktimës. Familjarët e viktimës pretendojnë se autorët u detyrohen një shume të mëdha parash. Vite me parë viktima Haxhiu i kishte dhënë një shumë parash babait të autoreve, dhe tani ua kërkonte bijëve duke i kërcënuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb