VLORE- Ngjarja e rëndë që tronditi sot Vlorën dhe jo vetëm, me një bilanc prej 8 viktimash, ka bërë që ministri i Brendshëm Famtir Xhafaj të niset me urgjencë drejt vendit të krimit, në Resulaj. Burime për ‘BalkanWeb’ mëson se Xhafaj është shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
24-vjeçari Ridvan Zykaj pasditen e sotme, në rrethana që mbeten ende të paqarta, hyri në banesën e kushërinjve të babait të tij dhe hapi zjarri me breshëri kallashnikovi, duke lënë të varë 8 anëtarë të tre familjeve. Autori i krimit, pak pas krimit, shkaqet e të cilit mbeten ende misterioze, u largua nga vendi i ngjarjes. Aktualisht forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa fshati është ‘blinduar’ nga kontrollet.
Ndërkohë ai nuk dihet se ku është fshehur, ndërsa që mund edhe të dale drejt autostradës Levan-Tepelene. Kujtojmë se policia pak më herët bëri apel banorëve që të tregojnë kujdes dhe të ndihmojnë në gjetjen e autorit, i cili thuhet se paraqet rrezikshmëri të lartë pasi është edhe i armatosur.
(ed.me/BalkanWeb)