Ka nisur tubimi i opozitës përpara parlamentit, teksa pritet që të miratohet projekt-buxheti i vitit 2025 në Kuvend.

Protestuesit janë mbledhur përpara Kuvendit, të pajisur me çadra, edhe pse jashtë po bie shi.

Në një moment, protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Ashtu siç ka paralajmëruar edhe lideri i PD-së Sali Berisha, protesta mbahet kundër projekt-buxhetit 2025, që opozita e konsideron antisocial.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb