Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari, ka reaguar në rrjetet sociale, për ngjarjen e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku pas një sherri, humbi jetën një 14-vjeçar.
Muçollari tha se ngjarja ka nxjerrë në pah dështimin e policisë dhe të mjekësisë. Ai shton se Shqipëria nuk ka nevojë thjesht për ndryshim, por ka nevojë për përmbysje. ‘Çdo gjë mbrapsht. Ky vend s’ka thjesht nevojë pēr ndryshim. Ka nevojë për përmbysje’, deklaron Muçollari.
“Duhet përmbysje!
Te dera e shkollës “Fan Noli”, ku Martini 14 vjeç mori dje goditjen fatale, humbi pak jete, ndergegje dhe shpirt i gjithë qyteti, të gjithë ne.
Nuk ka nevojë ta kesh të njohur apo të afert Martinin për të qene i lidhur me këtë tragjedi. Kur një i mitur, vritet sapo ka dalë nga klasa, me çanten me libra në krah, në mes të ditës, në mes të qytetit, ai është pjesë e jona, i perket kësaj drame që luan aktet njëra pas tjetres, para syve tanë, mes nesh.
Jemi pak a shumë të gjithë pergjegjës sepse theqafja e ketyre brezave po ndodh para hundës tonë dhe pjesa me e madhe po e percjellim me indiferentizëm, me idenë se nuk është te pragu im.
Një naivitet revoltues. Kur vrasja ndodh tek dera e shkollës, ka ndodhur tek pragu i secilit prej nesh.
Po më së pari, pergjegjësia është e autoriteteve. Ai oficeri i policisë që u mburrem ministrat se do ishte te dera e shkollës, mungoi. Ambulanca vonoi.
I plotfuqishmi i zonēs që ka informacion, e që si rregull e di se ato grupime kanë kohē qē perplasen, deshtoi.
S’ka pengesa për të mbajtur armë të ftohta, apo për ekspozimin para substancave të ndaluara.
Keto janë ato mungesat tona të medha që i rrit edhe mē shumē qeveria duke mohuar, duke propaganduar sikur ekzistojnë e janë në rregull gjithë këto instanca.
Ne të gjithë kemi përgjegjësi pasi i kemi lënë keta të rinj, të militojnë në njē botë të eger on-line, në platforma që promovojnë krime e dhunë.
Duke menduar se janë me telefon në dorë dhe janë rehat.
Eshte urgjente që tē kemi mbikqyrje në sferen ku po qendrojnë me orë të tera çdo ditë 14 vjeçarët, aty ku marrin modelet e mbrapshta, aty ku agresohen, ku manipulohen.
Kjo është njē beteje, njē sfidë e veshtirë për gjithë boten, për prinderit kudo. Ama në Perendim, po hidhen hapa, po merren masa për ta kufizuar qendrimin e femijeve në atë hapesire, ose për ta monitoruar
Vetem këtu tek ne, s”ka ide, s’ka masa, propozime për të bërë rregullime. Dhe për më keq, kemi dhe një Ministre Arsimi që pasi ka ndodhur kjo dramë në oborrin e një shkolle, ka arrogancen të dalë në foltoren e Parlamentit e të mos pranojë asnjë përgjegjësi e ka kurajon të fajesojë të tjerët.
Çdo gjë mbrapsht. Ky vend s’ka thjesht nevojë pēr ndryshim. Ka nevojë për përmbysje”, shkruan Muçollari.
(Balkanweb)