Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Julian Gjoshit i dyshuar si autor i vrasjes së Alfred Dedjas në një lokal në Ndroq.
Gjykata urdhëroi që ai t’i nënshtrohet një aktekspertimi psikiastrik, pasi mbrojtja e tij ka pretenduar se është përdorues droge dhe ndiqet nga një psikiatër.
Në seancë është pretenduar se varësia nga droga dhe përdorimi ka ndikuar në aftësitë e tij psikike, ndaj për këtë shkak avokati ka kërkuar si masë atë të shtrimit të detyruar në spital.
Julian Gjoshi, kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, u vetëdorëzua në polici, një ditë pas ekzekutimit të Dedjas.
Ndaj tij rëndojnë dyshimet për akuzat e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Policia deri në këto momente nuk e ka gjetur armën e krimit, për të cilën Gjoshi ka deklaruar se e ka hedhur në një shkurre.
Nga ana tjetër motivi i vrasjes mbetet i paqartë, ndonëse Julian Gjoshi pretendon se e qëlloi Dedjan në lokal pasi ai e shante tek persona të tjerë.
Emri i Gjoshit është i njohur për drejtësinë, pasi në 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe kunati i tij i shumëkërkuari Altin hajri kërkonte nga ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja që të ndërhynte për ta liruar si dhe të dëmtohej pistoleta që ai tia hidhte dënimit.