Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest me burg” për Ardi Marishtën, shokun e Amarildo Hoxhallari, i cili u vra pak ditë më parë nga Darmen Keli.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Kujtojmë se pas plagosjes viktima tentoi të largohej nga vendngjarja me motorin e drejtuar nga Ardi Marishta, i cili më vonë rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb