RRËSHEN

Kur kanë kaluar pak orë nga vrasja e 48-vjeçarit, Armando Gjini në Mirditë, Policia ka gjetur një makinë të djegur në afërsi të mbikalimit të Rrëshenit.

Dyshimet janë ngritur se mjeti, i cili u gjet i shkrumbuar tek mbikalimi i Rrëshenit është përdorur nga autorët në atentat dhe më pas i kanë vënë flakën si përpjekje për të humbur gjurmët e krimit.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta në të gjithë pikat e qytetit, por edhe në Rrugën e Kombit. Ajo po punon për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

Gjithashtu brenda makinës është gjetur edhe një armë e llojit kallashnikov, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se makina rezultonte e vjedhur.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: