SHKODËR
Pas vrasjes së avokatit në Elbasan, Dhoma e Avokatisë në qytetin e Shkodrës ashtu si dhe kolegët e tyre në të gjithë Shqipërinë kanë bojkotuar për 3 ditë seancat gjyqësore.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se në mënyrë simbolike, avokatët u mblodhën në një nga sallat e gjyqit në gjykatën e Shkodrës dhe mbajtën 1 minutë heshtje në nderim të kolegut të tyre avokatit Ravik Gura, i cili u ekzekutua disa ditë më parë në Elbasan.
Sekretarja e Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Laureta Vathaj tha se misioni i avokatit është fisnik dhe nuk duhet të jetë i rrezikuar. Ditën e sotme u zhvilluan seancat gjyqësore vetëm për masat e sigurisë ndërsa të tjerat u shtyn pas bojkotit të avokatëve mbrojtës.