Vetëm një javë pasi Prokuroria e Tiranës kërkoi të shpallë moskompetencë për çështjen e Izet Haxhisë, dosja e bujshme e vrasjeds së Azem Hajdarit merr kthesë, duke përfunduar në një tjetër institucion të rëndësishëm.


Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë këtë dosje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.


Prokuroria e Tiranës kërkoi që vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari të përfaqësohet në gjyq nga Krimet e Rënda, pasi sipas saj, vrasja e ish-deputetit nuk është kompetencë e tyre.


(BalkanWeb)