“Procesi ndaj meje për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit në gusht të 2012, është montuar nga Prokuroria e Elbasanit”, mësohet të ketë thënë Ardian Çapja para GJKKO.
Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se Ardian Çapja akuzon Prokurorinë se nuk po zbardh masakrën e 3 shkurtit 2016 sepse sipas tij është përfshirë politika.
“Është provuar se 3 autorë janë përfshirë në masakrën ndaj familjes time. Në këtë ngjarje është përfshirë edhe politika. Pikërisht ata që donin të mbanin pushtetin dhe të siguronin vota”, tha Çapja.
I pandehuri gjithashtu tha se edhe avokati i ndjerë Ravik Gurra ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë dhe iu ka çuar materiale për zbardhjen e krimit.
“Ka dyshime se ai është vrarë për shkak të informacioneve që dispononte” tha Çapja.
Ai dorëzoi në gjykatë një material prej 30 faqesh ku kundërshton akuzat dhe dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Sipas Çapjas atë e ka instruktuar nga Prokuroria e Elbasanit me qëllim që të lidhjen emrin e tij me këtë ngjarje.
(BalkanWeb)