SPAK jep pretencën për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012 në Elbasan. Prokuroria e Posaçme kërkon burg përjetë për Ardian Çapjan dhe Olsi Lekun; 25 vite burg për Florenc Çapjan; 20 vite për Klajdi Dokolin dhe Etin Canin, si dhe 6 vite burg për Ervis Bardhin.
Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, ndërsa xhaxhai i tij Ardian Çapja ndodhet pas hekurave.
Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë akuzuar edhe Jorgo Leku alias Olsi Leka, i cili u prangos në Athinë më 11 Tetor 2020; Etien Cani i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi.
Bardhi është ai ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ndaj babë e birë, Nezir dhe Gentian Beqiri
SPAK ka kërkuar këto dënime:
Ardian Çapja- burg përjetë
Florenc Çapja- 25 vjet
Olsi Leku- burg përjetë
Ervis Bardhi- 6 vjet
Klajdi Dokoli -20 vjet
Etien Cani- 20 vjet
Gentian Beqiri u qëllua për vdekje më 15 gusht 2012 në banesën e tij kur ndodhej në ruajtje nga policia në gjendjen e “arrestit të shtëpisë”. Beqiri ishte dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Po atë ditë u dhunua edhe babai i tij Nezir Beqiri i cili ndërroi jetë.