Gjykata britanike vendos ekstradimin drejt Shqipërisë të Edmond Haxhisë dhe tre nga katër britanikët e akuzuar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Mësohet se britaniku Steven Hant nuk do të ekstradohet pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga autoritetet shqiptare që kanë patur komunikim me autoritetet britanike.

Haxhia dhe 4 britanikët kanë të drejtë ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë britanike.

Ngjarja:

Biznesmeni Nikulaj u vra në ambientet e lokalit të tij me 19 maj 2023 në Shëngjin sapo u ul në një nga tavolinat në ambientin e brendshëm.

Vrasësi u koordinua nga shtetasit e tjerë  deri në momentin që kreu ekzekutimin .Pas ngjarjes të gjithë personat u larguan nga pikat kufitare.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb