SHKODER-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur në qytetin e Shkodrës pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, 31 vjeç në zonën e Livadhes teksa ishte duke kalëruar.

Mësohet se së bashku me drejtorin Ardi Veliu, në Shkodër kanë mbërritur edhe specialistet me te mire te DPPSH. Policia thotë se po vijon hetime intensive për të zbardhur sa më shpejt shkaqet dhe autorësinë e vrasjes.

Njoftimi i policise per vrasjen:

Rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjere dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: