Mister mbetet ende vendndodhja e Andrew Bode, 44-vjeçari i shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ekzekutuar me 9 plumba biznesmenin Edmond Papa më 16 dhjetor në Tiranë.

Bode rezulton se prej disa kohësh ndiqte lëvizjet e Papës, duke përdorur një automjet të marrë me qira nga një kompani. Emisioni “Fact Check” nga gazetari Arsen Rusta ka siguruar edhe foton e automjetit në fjalë, një mjet tip “Benz”.

F92eac85 Bf73 473a A109 3c5595597df7
F92eac85 Bf73 473a A109 3c5595597df7

Ndërkohë prej datës 31 dhjetor, policia pas arrestimit të Albano Velos, i cili dyshohet si organizator i vrasjes së Papës, ka shpallur në kërkim edhe Boden, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij. Edhe pse zyrtarisht nga sistemi TIMS rezulton se Bode nuk është larguar nga vendi, dyshohet se ky i fundit mund të jetë larguar ilegalisht për t’i shpëtuar policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: