Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës ka zbuluar detaje rreth hetimeve për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, e ndodhur të dielën e fundit.

Ai theksoi se forcat e policisë po punojnë intensivisht për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje, duke theksuar se për shkak të hetimeve, nuk mund të ndahen detaje të tjera për publikun.

“Policia është e angazhuar për zbardhjen e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor. Janë mbledhur prova dhe hetimet janë në proces. Duke qenë komplekse, detaje të tjera nuk mund të bëhen të ditura,” u shpreh ai.

56-vjeçari Nasufi ishte duke parkuar automjetin e tij vetëm 50 metra larg banesës, kur u qëllua me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se e kishte ndjekur atë përpara ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb