Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së 56-vjeçarit Bujar Nasufi mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Raportohet se pas kontrolleve dhe verifikimeve që janë kryer në motorin e djegur, që u përkiste autorëve është gjetur edhe arma e krimit.
Mësohet se pranë mjetit të shkrumbuar që u zbulua sot në Kodrat e Sharrës është gjetur një armë zjarri automatike e shkurtër e llojit MP5.
Sakaq, edhe arma është shkrumbuar totalisht nga zjarri që është vendosur për zhdukjen e provave, ndërsa policia ende vijon hetimet për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
(BalkanWeb)