Gazetari Igli Çelmeta i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 foli për vrasjen e Bujar Nasufit në Tiranë. Çelmeta nënvizoi se pista kryesore e arsyes së vrasjes është për konflikte pronësie. Ai tha se vrasja e Bujar Nasufit i ngjan me ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi.

“Vrasja ndodhi në një vend të frekuentuar nga qytetarët pranë Selitës së Vogël. Si duket, autori ka pritur në afërsi të banesës të viktimës. Autori ka pritur që bashkëshortja e viktimës të shkojë në shtëpi dhe ka qëlluar Nasufin. Arma e përdorur është automatike. Autori ka djegur motorin brenda një tuneli në Kodrat e Sharrës.

Edhe targat i ka djegur. Kjo e bën të vështirë zbardhjen e vrasjes. Pista kryesore është për konflikte pronësie. Janë 4 vëllezër, që kanë prona e toka në fshatin nga kanë origjinën në Tiranë. Nuk ka ende persona të arrestuar. Prova më e rëndësishme për policinë janë kamerat, që kanë filmuar ngjarjen. Ky ekzekutim më ngjason me vrasjen e Eduart Reçit. Autori e ka njohur mjaft mirë zonën”, u shpreh Çelmeta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb