Hetimet e policisë në lidhje Bujar Nasufin, 56 vjeçarin që u ekzekutua të dielën janë fokusuar në pistën e konflikteve për çështjet e pronësisë dhe konflikte të tjera që 56-vjeçari mund të ketë pasur.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se grupi hetimor është fokusuar në analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Arma e gjetur tip automatik ishte e kalibrit 9 mm ndërkohë motori që u gjet në Kodrat e Sharrës e kishte shasinë të fshirë. Hetimet janë fokusuar dhe në gjetjen e pronarit të motorit.

Ndërkohë gruaja dhe familjarët e Bujar Nasufit në dëshminë e tyre nuk kanë dhënë asnjë të dhënë të vlefshme për hetimin por do të rimerren në pyetje sërish.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: