TIRANË

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”  për tre nga katër të arrestuarit në lidhje me vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelës, ngjarje kjo që tronditi opinion publik.

Kështu togat e zeza kanë caktuar masën “arrest me burg”  për pronarin e shtëpisë ku ndodhi ngjarja, Bujar Kusin si dhe për dy të tjerët Ferdinand Bakallin e Ali Sulën, ndërsa për Luan Çakën, gjykata dha masën ‘arrest në shtëpi’.

Pronari i shtëpisë ku ndodhi ngjarja, Bujar Kusi, akuzohet për ‘pengim të zbardhjes të së vërtetës’, ndërsa tre të tjerët për moskallëzim krimi. Djemtë e tij Albano dhe Griseldo Kusi janë në kërkim nga Policia pasi akuzohen për vrasjen e të riut nga Mallakastra.

Ai u qëllua me plumb në kokë gjatë kohës që po punonte te vila e vëllezërve Kusi, ndërsa disa orë pas ngjarjes, Indrit Çela ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: