TIRANË

Gjykata e Tiranës  pritet të japë sot masën e sigurisë për katër të arrestuarit në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku i riu, Indrit Çela u qëllua tre ditë më parë me plumb në kokë teksa po punonte për kondicionimin e një apartamenti në zonën e “Myslim Shyrit”.  Ai humbi jetën disa orë pas ngjarjes në ambientet e spitalit.

Të arrestuarit për këtë ngjarje të rëndë janë babai i dy vëllezërve të shpallur në kërkim, Bujar Kusi, Ferdinand Bakalli, Luan Çaka, Ali Sula.

Pronari i shtëpisë ku ndodhi ngjarja, Bujar Kusi, akuzohet për ‘pengim të zbardhjes të së vërtetës’, ndërsa tre të tjerët për moskallëzim krimi. Djemtë e tij Albano dhe Griseldo Kusi janë në kërkim nga Policia pasi akuzohen për vrasjen e të riut nga Mallakastra.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: