Vrasja me dy viktima në Tiranë ka tronditur vendin. Arsen Muskurti ka vrarë me armë zjarri pas një konflikti për pronën, vëllain e tij Dritan Muskurti dhe bashkëshorten e tij Nora Muskurti.

Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se nga policia janë ngritur postblloqe për të kontrolluar zonën.

“Dëshmitarë të shumtë që e njihnin çiftin e bashkëshortit një djalë tenton të shkoj pran vendin të ngjarjes. Janë lejuar për t’u kontaktuar nga agjentë të sektorit të vrasjeve dhe po shkojnë pranë ambienteve”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë dyshohet se motra e viktimës Nora Muskurti është duke marrë kontakt me hetuesit.

Përplasjet mes dy vëllezërve shkaktuan edhe tragjedinë në kryeqytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb