Një adoleshent 18-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e politikanes së ekstremit të djathtë dhe ish-deputetes ukrainase Irina Farion, u arrestua në Dnipropetrovsk, ndërsa vazhdojnë ende hetimet, tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zelensky tha gjithashtu se ishte informuar për arrestimin e adoleshentit nga ministri i Brendshëm ukrainas Igor Klimenko.

“Operacioni i arrestimit ishte shumë i vështirë. Gjatë këtyre ditëve, qindra oficerë specialë të Policisë Kombëtare të Ukrainës, Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës dhe shërbimeve të tjera punuan për zbardhjen e vrasjes”, tha Zelensky.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb