I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” deputeti i PS, Anduel Xhindi komentoi edhe situatën politike në vend, për të cilët tha se është një krizë artificiale e krijuar nga opozita. Kthyer në ngjarjen e rëndë të 10 viteve më parë, e cila i mori jetën babait të tij, Xhindi rrëfen edhe pengun e babait të tij, të cilin sot ata e ruajnë me fanatizëm si amanetit e tij të fundit.

Sot ju jeni deputet i Kuvendit, ju çfarë përgjegjësie ndjeni sot ndaj babait tuaj, por edhe gjithë dashamirësve të tij?
Përveç se është nder dhe privilegj që unë përfaqësoj zonën e Roskovecit në parlamentin shqiptar dhe kam zëvendësuar tim atë, e shoh edhe si një detyrim të vazhdoj edhe ëndërr, ëndrrën që kishte im atë për zonën e Roskovecit, dhe sinqerisht e them këtë me bindje të plotë që jam krenar që kam të bëj me ata njerëz të mirë, punëtorë e të ndershëm, siç janë ata banorë të asaj zone aty. E thash dhe e rithem, e kam detyrim t’i përgjigjem asaj zonë, ashtu si im atë do t’i përgjigjej nëse do ishte vetë gjallë, sot e kësaj dite.

Je shpesh në kontakt me ta?
Unë shkoj çdo fundjavë në Roskovec, jetoj aty bashkë me ta. Mundohem t’i përgjigjem me sa mundësi kam problemeve që ka ajo zonë.

Si e mësuat lajmin që do bëheshit deputet?
Me ka marrë zysh Ermelinda, ajo ka qenë e para që më ka kontaktuar, pasi kam hyrë pasi dha dorëheqjen Ermelinda Meksi si deputete e qarkut Fier, dhe më erdhi radha për t’u futur unë dhe ka qenë ajo që më ka lajmëruar vetë.

E pritët me emocion me frikë me përgjegjësi, se do ishte diçka ndryshe për ju?
Patjetër ka qenë një miks ndjesish, kanë qenë të gjitha bashkë në atë moment.

Si ndiheni si deputet i Kuvendit me këtë situatë politike që është tani z.Xhindi?
Çfarë ka situata politike tani?

Jemi në krizë politike, nuk mund ta fshehim
Së pari kjo është një krizë artificiale e krijuar nga opozita e vendit, është një krizë e pabazuar gjëkundi. Në gjykimin tim nuk ka asnjë lloj problemi, ne jemi mandatuar në 2017 për 4 vite dhe normalisht vazhdojmë rrugën tonë deri në 2021.
Protestat e opozitës si i shihni?

Protesta është e drejtë legjitime e çdo individi dhe force politike.
Tregojnë dhe pakënaqësi..
Ku duken pakënaqësitë?

Te pjesëmarrja..
Pjesëmarrja? Në cilin qark të vendit keni parë aq shumë pjesëmarrje sa të diskutohen pakënaqësitë e njerëzve.

Pra, në kuvend çdo gjë ecën normalisht, edhe më ata deputetë që kanë pranuar mandatin?
Nuk them që çdo gjë ecën normalisht, nuk është mirë që situata politike është këtu. Por kemi një kushtetutë e do vijojmë sipas të drejtave që na jep Kushtetuta jonë të çojmë përpara rrugën që na ka dhënë elektorati jonë. Ne jemi mandatuar për 4 vjet, edhe ne kemi kontestuar gjatë kohës në opozitë, jemi vrarë në 21 janar, ka patur shumë arsye për të protestuar, por nuk kemi hequr dorë nga mandati i deputetit.

A shihni pakënaqësi në Roskovec?
Patjetër që ka pakënaqësira, kur je në pushtet pavarësisht sa mirë mund të punosh, pushteti të konsumon, ka pakënaqësira po nuk janë në atë masë sa i bën opozita sot.

Ju jeni i bindur që do të ketë zgjedhje në 30 qershor?
Patjetër e s’ka arsye pse të mos zhvillohet normalisht procesi. Kemi miratuar një kod penal që kushdo pengon procesin do ndëshkohet .

E nisa këtë intervistë me babain tuaj e me të do e mbyll. A ka patur ndonjë peng në dijeninë tuaj, që do donit ta çonit përpara, diçka që s’mundi ta realizonte?
Im atë u nda padrejtësisht nga jeta që edhe ai vetë nuk e priste. Por unë mbaj mend një fjalë që im atë na e thoshte herë pas herë e na e përsëriste. Ka qenë një shprehje që na e thoshte gjithnjë e na e përsëriste: ‘mundohu të bësh vetëm të mira në këtë mira në këtë jetë, nuk ka rëndësi së çfarë nuk ka rëndësi se kujt, thjesht bëje nëse mundesh. Dhe ne na ka ngelur si amanet apo si një peng që im atë do të donte që na ta vazhdonim më tej. Na e përsëriste vazhdimisht e na ka ngelur në një farë mënyre si një amanet prej tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb