Gazetari Artan Hoxha ka treguar të vërtetën në lidhje me veprimet e Mario Meshinit, të shoqëruarit të parë në polici pas vrasjes së Devi Kasmit ditën e hënë.

I ftuar nw emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në NeWs24 Hoxha tha se Meshini është mik i ngushtë me viktimën Devi Kasmin dhe në momentin e vrasjes ai do të takohej me të.

Por ai gjithashtu zbulon se Meshini shkoi të darkonte menjëherë pas ngjarjes pasi e dashura e tij kishte ditëlindjen, shkruan BalkanWeb

“E vërteta është se Mario Meshini njoftoi menjëherë bashkëshorten e Kasmit. Policia e akuzon pse ka lëvizur nga vendi i ngjarjes, pse nuk ka shkuar në polici,

Autori i ka drejtuar pistoletën, dhe kur iu drejtua armën ka ngritur duart lart. Ai ka patur ditëlindjen e të dashurës së vet, dhe rreth 1 orë pas ngajrjes, ka shkuar te e dashura e tij. Dhe të afërt të tij ,e kanë çuar sërish në banesë sepse kishin frikë se nuk dinin kush ishte autori,” tha Hoxha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb