Efthimiou Efthimious, i akuzuari për vrasjen e Dëfrim Kasmit në Tiranë javë më parë, në një intervistë për mediat greke ka folur nga burgu i Bradasheshit, ku ndodhet në paraburgim

“Jam i pafajshëm. Është një gabim shumë i madh. Është tragjike kjo që po më ndodh. Sigurisht që nuk e kam bërë unë”.

Eftimiu më pas argumentuar se përse ai nuk mund të bëjë një vrasje. “Jam stërvitur në jetën time vetëm për të mbrojtur jetë dhe jo që të marr jetë”.

Sipas tij, policia shqiptare me arrestimin e tij thjesht ka gjetur një viktimë për të quajtur të kryer, detyrën e saj.

“Policia donte që të gjente një viktimë që të lehtësonte veten nga çështja dhe gjeti dike, pasi kishte siguruar disa të dhëna mbi gjatësinë dhe mjekrën e vrasësit, të dhëna që përputhen me mua. Eshtë e mundur kjo? Pa asnjë fakt e provë, pa pistoletë, pa shenja gishtash, pa ADN”.

Kjo është deklarata që greku nga Arta i arrestuar në Tiranë ka dhënë për median e vendit të tij, ku edhe njëhere ashtu si në polici e gjykatë, ka mohuar të ketë gisht në vrasje, ndërkohë që pret në burgun e Bradasheshit fillimin e gjykimit, i dyshuar si ekzekutori i 42 vjeçarit Devi Kasmi

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb