Ish-komandoja i forcave ushtarake greke, Efthimios Eftimius do të qëndrojë përjetësisht në qeli pasi gjykata e Lartë e ka gjetur fajtor për ekzekutimin e Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 janarit 2018 në Tiranë.

Elton Halipaj, do të vuajë 33 vite burgim, pasi dyshohet se I siguroi shtetasit grek, të gjitha mjetet për të kryer ekzekutimin.

Kolegji penal I përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Ervin Pupe e Mehdi Bici lanë në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit për dy të pandehurit.

Si organizator të vrasjes së Kasmit, prokuroria akuzon Aurel Hoxhallarin, i cili është dënuar me burgim përjetë, por ndodhet ne arrati. Devi Kasmi ishte në përplasje me Domart Konjarit, një tjetër personazh i njohur i përfshirë në trafik kokaine.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb