Detaje të reja në lidhje me ekzekutorin e Devi Kasmit në Tiranë, Eftimiu Eftimius janë zbuluar nga mediat greke.

Sipas shtypit fqinj, vrasja e 41-vjeçarit Kasmi në kreyqytet u urdhërua nga burgjet greke. Ka qenë një i burgosur shqiptar në burgjet greke që  urdheroi vrasjen e Devis Kasmit, thuhet ne reportazh.

Ekzekutori Efthymoius ka punuar për policinë greke në vitin 2004, dhe deri në vitin 2011 kur u shkarkua përfundimisht kaloi 3 herë para këshillit disiplinor të policisë greke për shkarkim detyre dhe 4 vite më vonë ai është arrestuar për trafik droge, plastografi (dokumenta false) dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Nje vit me vonë u arrestua përsëri për trafik droge në Kapshticë ndërsa në mars 2012 u arrestua në aeroportin Eleftherios Venizelos si i kërkuar i policisë gjermane ku ka kryer dënim për drogë. Në vitin 2016 u arrestua në Arta bashke me bandën e perbërë nga 30 grekë e shqiptare për trafik kokaine. Nje vit me pas i hoqën akuzat e pjesëmarrjes në organizate kriminele dhe u dënua me 4 vjet me shtyrje, pasi eshte dhe perdorues, sipas avokatit.

Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për Eftimiu Eftimius dhe 3 anëtarëve të tjerë të bandës të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë një javë më parë.

Në seancën e djeshme gjyqësore kundër grupit të strukturuar kriminal të arrestuar për organizimin dhe vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 dhjetorit, janë dëgjuar dëshmi me vlerë, nga të cilat kanë dalë në dritë detaje të reja.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb