HOLANDE – Policia holandeze ka arrestuar një tjetër person të dyshuar si autor i vrasjes së dy vëllezërve Tola, pak ditë më parë në Roterdam. Sipas mediave holandeze, bëhet fjalë për një 24-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili është arrestuar në Slloveni një javë më parë për llogari të policisë holandeze dhe kjo e fundit ka kërkuar ekstradimin e tij, si i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve nga Elbasani.Më herët, policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet si autori i vrasjes së dy vëllezërve Tola. Autoritetet në Holandë pretendojnë se kanë të gjitha provat që implikojnë 26-vjeçarin në vrasjen e vëllezërve.
ATENTATI
Florenc Tola, 30 vjeç dhe Glevis Tola, 26 vjeç, u qëlluan me armë zjarri në Roterdam të Holandës, ndërsa një shqiptar tjetër i identifikuar si Serxhio Piku u plagos rëndë. Vetëm tri ditë para krimit, Florenc Tola (Bahiti) ishte larguar nga Shqipëria për të udhëtuar drejt Holandës, ku gjeti vdekjen bashkë me vëllain e vogël. Dy vëllezërit mësohet se jetonin prej vitesh në Holandë, ndërsa vinin shpesh në Shqipëri, kryesisht i madhi, i cili kishte gruan me dy fëmijë të vegjël që qëndronin në qytetin e Elbasanit. Burime nga Policia lokale përmenden nga mediat e huaja se ka pasur shkëmbim zjarri mes palësh, prej nga mbetën të vdekur vëllezërit Tola dhe u plagos një tjetër. Po ashtu po hetohet edhe për shkaqet e krimit të dyfishtë, për të cilin dyshohet se ka lidhje me pazare të drogës. Vëllezërit shqiptarë jetonin në zonën e njohur si “lagjia e bullgarëve”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: