Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi ditën e djeshme në Roskovec.

Policia e Fierit po dokumenton me prova ngjarjen dhe arrestimin edhe të djalit te autorit.

Ky i fundit së bashku me tre kushërinjtë e tij u arrestua disa orë pas vetedorëzimit të të atit në polici.

Burime nga grupi hetimor thanë se gjatë operacionit për kapjen e djalit të autorit është gjetur në një banesë të familjes Kuka në Kurjan.

Në banesë është gjetur edhe një armë tip pistolete të cilën dyshohet se e ka pasur me vete djali i Altin Kukës gjatë përballjes me dy vëllezërit Kurtaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb