Vrasja e dyfishtë e ndodhur në Roskovec pasditen e sotme ka tronditur zonën.

Gazetari Ilmi Saliaj ka mbledhur dëshmitë e banorëve të fshatit Kurjan, atje ku viktima mbetën Gramos dhe Lavdosh Kurtaj.

Autori i krimit është Altin Kuka, 49 vjeç, i cili është arrestuar dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Për Balkanweb dhe News24 banorë të zonës shprehen se vrasja e dyfishtë ka tronditur gjithë Roskovecin, ndërsa si autori ashtu edhe viktimat njiheshin me njëri tjetrin.

“Pinit edhe kafe bashkë, ja atje në lokal”, shprehet një banor.

Një tjetër thotë se i njeh si autorin ashtu edhe viktimat. “Ja këtu në fshat, njiheshim, pinim kafe. Njerëz të mirë, nuk e di si ka ndodhur ngjarja”, shprehet një tjetër banor.

Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri që ka pasur me fëmijeve të autorit dhe viktimave, ndërsa konflikti ka precipituar mes të rriturve deri në përdorimin e armës së zjarrit. Autori ka qëlluar me breshëri ndaj dy viktimave, që kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb