Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Roskovecit, Altin Kukaj, dhe tre bashkëpunëtorët e tij. Seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie nga ana e policisë, ndërsa familjarë të palës akuzuese kanë qëndruar jashtë godinës së gjykatës në distancë.

Në orën 14:00, përpara gjykatës janë paraqitur të akuzuarit si më poshtë:

-Altin Kukaj, 49 vjeç, autor i ngjarjes,
-Ervis Kukaj, 21 vjeç, djali i Altin Kukaj,
-Emauris Kukaj, 18 vjeç, djali tjetër i Altin Kukaj,
-Tomori Zykaj, 67 vjeç, bashkëpunëtor i dyshuar

Pas shqyrtimit të provave dhe argumenteve, gjyqtarja Gladiola Bregu vendosi të vendosë masën e sigurisë “arrest me burg” për të katër të akuzuarit.

Altin Kukaj, së bashku me djemtë e tij, Ervis dhe Emauris Kukaj, të tre banues në Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik dy shtetasit Lavdrim Kurtaj, 46 vjeç dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta, tre ditë më parë në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb