TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë sot në “arrest shtëpie” Flamur Ymerin, i cili akuzohet për vrasjen e dy të rinjve në banesën e tij, që sipas deklarimeve kishin shkuar për ta grabitur. Pas mbarimit të dy masave nga 30 ditë burg, gjykata ka vendosur të lërë në “Arrest shtëpie” Ymerin, i cili vetë nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por është përfaqësuar nga avokati.

Vrasja e dyfishtë për të cilën akuzohet Ymeri, ndodhi në zonën e Selitës. Dy viktimat Adnan Luli dhe Ervin Shaba, sipas pohimit të pronarit të banesës, Flamur Ymeri kishin shkuar për të grabitur.
Më 20 dhjetor, Gjykata vendosi si masë sigurie ndaj Ymerit që deklaroi se krimin e kishte bërë për vetëmbrojtje, 30 ditë burg. Më 20 janar, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë duke shtyrë me 30 ditë të tjera burg, masën ndaj Ymerit.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: