VLORË

Policia e Vlorës e ka ende të paqartë se çfarë ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagos një tjetër por deklaron se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e krimit që tronditi vlonjatët këtë të diel. Policia ndodhet ende në vendin e ngjarjes ku po mblidhen të gjitha provat.

Në vend janë ende gëzhojat e shumta të armëve të përdorura. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi, nisur nga burimet policore se kemi të bëjmë me një atentat të pastër. Të tre viktima kanë qenë në një makinë, por nuk dihet se cili ka qenë shënjestra.

Viktima
Viktima

“Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta. Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”, deklaron zyrtarisht policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: