GREQI- Pas protestave që u zhvilluan gjatë ditës së sotme në Athinë, ku nuk munguan koret raciste dhe anti-shqiptare, një tjetër protestë është paralajmëruar për ditën e nesërme në Selanik për vrasjen e minoritarit grek Kostandino Kacifas në Bularat të Gjirokastrës.
Protesta është njoftuar se do mbahet nesër para gjykatës së Selanikut në Greqi, në orën 18.30 me orën lokale.
Kujtojmë se në tubimin e zhvilluar në Athinë para parlamentit protestuesit kanë shpalosur një pankartë ‘Kacifas i pavdekshëm’ dhe kërcënon për hakmarrje.
(d.d/BalkanWeb)