Rreth 1 vit pas krimit që tronditi Fierin, është arrestuar autori i vrasjes së Elton Javorit. Ngjarja ndodhi më 10 dhjetor 2023.
Policia e Fierit njoftoi këtë të premte se ka vënë në pranga Kreshnik Gashin, ndërsa vëllai i tij, Agim Gashi vijon të jetë në kërkim.
Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj 33-vjeçarit Kreshnik Gashi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, dyshohet se në bashkëpunim me vëllain e tij, Agim Gashi dyshohet se kanë vrarë Erjon Javorin pas një sherri mes tyre.
Njoftimi zyrtar
“DVP Fier/ Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 1 shtetas të dyshuar për vrasje.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin Kreshnik Gashi, 33 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(BalkanWeb)