SHKODER- Vëllai i Fatbardh Licit, i vrarë rreth tre javë më parë në Shkodër ka thënë se shteti po bashkëpunon me bandat kriminale dhe se ata janë të ngujuar që pas vrasjes së vëllait të tij.

Mustafa Lici shprehet se pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku dje, policia ka shkuar dhe i ka marrë me forcë djalin e 15-vjecar. Sipas Mustafa Licit, cdo ngjarje që ndodh në Shkodër kapen familjarët e tij dhe se për çdo vrasje që ndodh manipulohen provat.

“Shteti po bashkëpunon me bandat kriminale. Pas vrasjes se Ferracakut kane ardh kan marre ne banese djalin 15 vjeç te ngujuar. Jemi ne trysni nga bandat qe kane bere para me leket e krimit. Ne kemi 3 jave te ngujuar jo nga bandat po nga shteti. Për çdo vrasje po manipulohen provat. Sa ndodh ngjarje ne Shkodër kapen personat e kësaj familje. Do i drejtohemi Strasburgut. Nuk ka trembin as shteti as bandat. Qëndrojmë te ngujuar se e kemi kuptuar se ky shtet po lufton ndaj nesh”- ka thënë ai.

Vrasja e Fatbardh Licit më 10 gusht:

Plot 15 plumba janë zbrazur mbi 53-vjeçarin Fatbardh Lici, pak metra larg banesës së tij, në një lokal në lagjen “Guerile”, ndërsa kishte dalë si zakonisht për kafen e mëngjesit. Lici ishte babai i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. Policia po heton në pistën e gjakmarrjes, pasi 53-vjeçari ishte i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

53-vjeçari është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës, në foto) i cili aktualisht ndodhet në burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: