Mesazhet në WhatsApp të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi disa javë para vdekjes së tij, mund të jetë një zhvillim thelbësor për motivin e vrasjes së tij.


Në shkëmbimin në WhatsApp, mes tij dhe aktivistit të Montrealit, Omar Abdulaziz, Khashoggi sulmon Princin e Kurorës së Saudit, Mohammed Bin Salman, të cilin e cilëson një njëri që gllabëron armiqtë e tij.


ABdulah, i cili i zbuloi mesazhet për CNN, tha se ato mund të jenë hakuar në gusht nga autoritetet saudite, dy muaj para vrasjes brutale brenda konsullatës në Turqi.


Muajin e  kaluar, kërkuesit në Universitetin e Torontos  raportuan se telefoni i Abdulaziz mund të jetë hakuar nga zyrtarë ushtarakë.

“Telefoni hackuar luajti një rol të madh në atë që i ndodhi Jamal. Më vjen shumë keq që po e them, por faji po më vret”, tha aktivisti për CNN.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb